Pacolli Kurtit për pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit: Pse nuk i zbulon ato murale të bukura NULL NULL 03.12.2021 19:53 03.12.2021 19:53 Kryetari i Aleancës Kosova e Re i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit. Ai, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, tha se ato po vazhdojnë të jenë të mbuluara, përkundër që kryeministri, sa ishte në opozitë, sipas tij në mënyrë demonstrative i pati zbuluar. “Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës, pjesë e donacionit tim Kuvendit të Kosovës, paraqesin krenarinë tonë kombëtare. Ato vazhdojnë të jenë të mbuluara, përkundër që kryeministri, sa ishte në opozitë, në mënyrë demonstrative, i pati zbuluar”, u shpreh ai. Tutje, Pacolli tha se nuk e kupton pse nuk po zbulohen ato murale, përcjell Klankosova.tv. “Sot, që është në pushtet, s’po e kuptoj pse nuk i zbulon ato murale të bukura. Zbuloni pikturat kryeminister apo nuk ju intereson më e kjo lë të kuptojmë se veprimi i atëherëshem ishte vetëm për fushatë? Ta shohim”, ka shkruar Pacolli.
Big Brother VIP Stresi: Kam nevojë ta operoj hundën - nuk e kam të devijuar, por e kam të maltretuar (VIDEO) 01/02/2023
Kosova Seferi: Zyrtarët serbë kanë heshtur rreth diskutimeve të sotme në Kosovë për Asociacionin (VIDEO) 31/01/2023
Big Brother VIP Sfida e tapave nga "B52", banorët mbledhin tapa në vlerë prej 590 eurove (VIDEO) 31/01/2023