Pacolli: Konsullata e Kosovës në Danimarkë u sulmua nga huliganët serbë NULL NULL 14.08.2019 20:25 14.08.2019 20:25 Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në Danimarkë është sulmuar Konsullata e Kosovës. Pacolli theksoi se këtë akt e kanë bërë huliganët serbë. “Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.” Numri një i MPJ-së, dënon veprën dhe thotë se po punojnë së bashku me autoritetet daneze për të vënë para drejtësisë autorët. “Ne e denojmë këtë veprim qyqarë që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore. Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës.” Ai poashtu dënon fuqishem propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024