Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli: Jam me popullin

NULL NULL
09.01.2016 19:17
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar se është me qytetarët e Kosovës që sot zgjodhën që të jenë pjesë e protestës së thirrur nga partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Në profilin e tij në facebook ai shkruan se është qeveria ajo që duhet të reflektojë dhe se populli sot e tha fjalën e vet, e po ashtu shprehet se ndjen keqardhje për policinë e Kosovës që nuk kurseu asgjë në mbrojtje të aseteve publike.

“Unë kurrë në jetën time nuk e kisha imagjinuar Prishtinën si kjo që pamë sot. Jam i tronditur thellë. Më dhimbsen shumë policët të cilët nuk kursyen asgjë për të garantuar siguri dhe mbrojtje të pronës. Shpresoj të mos ketë të lënduar nga protestuesit. Unë jam dhe pajtohem me popullin! Kjo qeveri duhet të reflektojë dhe duhet urgjentisht të ndërmarrë hapat e duhur drejt punës dinjitoze e të palodhur në përmirësimin e gjendjes ekonomike të këtij vendi”, është deklaruar Pacolli.

Ai po ashtu i ka kërkuar qeverisë që të largohet nga udhëheqja e vendit, për shkak se e ka humbur besimin e popullit.

“Sot është dërguar sinjal i fuqishëm nga Populli. Lërini anash mënyrat si keni qeverisur deri tani, lëreni korrupsionin, lërini favorizimet për njerëzit, klanet e bashkëpartiakët tuaj, lëreni drejtësinë të punojë e qetë, reduktoni administratën marramendëse e të padobishme që keni instaluar, krijoni perspektivë të njëjtë për të gjithë qytetarët, kthejuni punës së sinqertë e profesionale në dobi, jo vetëm tuajën, por të qytetarëve. Mbroni sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës me çdo kusht. Nëse nuk jeni të aftë për këtë, ju lutem, largohuni. Populli është duke e humbur besimin të ju. Lëshojuni rrugë mënyrave të mbështetura në parimet demokratike”, shprehet ish presidenti Pacolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.