23:16, 11 Janar 2019

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar me zyrtarizimin e ambasadës së Kosovës në Portugali.

Ai ka thënë se hapja dhe zyrtarizimi i ambasadës në Portugali është kurorëzuar sot me prezantimin e letrave kredenciale nga ambasadori kosovar Ylber Kryeziu.

“Portugalia është shtet i rëndësishëm dhe me histori të pasur ndikimi në pjesë të ndryshme të botës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Mbështetja e shtetit portugez në vazhdimësi ka qenë e fuqishme për vendin tonë, andaj këtë partneritet tash e tutje do ta thellojmë edhe më shumë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Behgjet Pacollit në Facebook.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë