Pacolli: Duke e dëgjuar popullin, Kosova asnjëherë s'ka qenë më mirë sesa me këtë qeveri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli: Duke e dëgjuar popullin, Kosova asnjëherë s’ka qenë më mirë sesa me këtë qeveri

NULL NULL
07.04.2023 14:59
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, para deputetëve në kuvend, është shprehur se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më mirë sesa me këtë qeveri.

“Duke dëgjuar fjalimet e opozitës, sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë të mirë, por duke e dëgjuar popullin asnjëherë Kosova nuk ka qenë më mirë sesa me këtë qeveri. Kur kjo qeveri e filloi mandatin e saj, gjendja nëpër ministri në përgjithësi ishte e rëndë. Borxhe, punë të pakryera, projekte gjysmake, e paplanifikim të mirëfilltë, korrupsion, nepotizëm e shumëçka tjetër”, tha ajo.

Pacolli tutje u shpreh se kur kjo qeveri filloi mandatin, sipas saj, Ministria e Bujqësisë ka qenë në gjendjen më të rëndë, përcjell Klankosova.tv.

“Ministria e Bujqësisë ishte ministria që ishte në gjendjen më të rëndë. E ngulfatur nga borxhet, kishte shumë raste korruptive, zyrtarë të shumtë nën hetime, të akuzuar për marrjen të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. E rezultati ishte ‘bujqësi e pazhvilluar e fermerë buzë dështimit që nuk nxjerrnin dot as investimet e tyre”, u shpreh tutje ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.