18:37, 11 Maj 2017

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit “Iliria”, ka thënë se është gati për ta ndihmuar vendin e tij dhe se ka ndërmend ta bëjë Kosovën një vend madhështor, njofton Klan Kosova.

“Unë dua t i jap dritë Kosovës, ta bëj atë të madhërishme, dua ta ndihmoj atë”, theksoi Pacolli në ligjëratën e tij në Kolegjin “Iliria”, të cilën studentët e ndoqën me vëmendje.

“Unë besoj tek rinia e Kosovës, që e ka shpirtin e pastër, plot ide, plot imagjinatë, plot dashuri për vendin ku do të jetojë. Rinia nuk ndikohet nga propaganda, ajo nuk e ka shpirtin e blerë me propagandë, sepse rinia është e sinqertë. Unë dua t’i jap rinisë të ardhme në një Kosovë të re dhe madhështore.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë