Pacolli do t`iu gjente punë të gjithëve NULL NULL 01.05.2015 15:48 01.05.2015 15:48 Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nëse ai do të ishte në krye të shtetit të Kosovës, do t`u gjente punë të gjithëve. Ai ka thënë se është një njeri që e meriton që dita e 1 Majit të jetë ditë feste për të, sepse është një njeri punëtor. “Nëse do të zgjidhja një ditë që do ta quaja Dita ime e festës, ajo do të ishte Dita e 1 Majit, ose Dita e Punës. Jo se do të pushoja, apo se do të festoja, por se kjo ditë mendoj se më identifikon më shumë se të tjerat !Kam punuar shumë që në moshë të vogël. Kam punuar shumë në punët më të rëndomta, kur 18 vjeç pata shkuar në Gjermani ndërsa ditën studioja në Universitetin e Hamburgut.Kam punuar vazhdimisht, në të gjitha kohërat, edhe 24 orë në ditë.” shkruan ndër të tjera Pacolli në rrjetin socil Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days