Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli dënon sulmin që ndodhi në Marseille të Francës

NULL NULL
01.10.2017 19:50

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar “fuqimisht aktin barbar, që ndodhi sot në stacionin qendror të trenit në qytetin Marseille të Francës, ku sipas raportimeve mbeten të vrara dy gra dhe disa persona të tjerë u plagosën”, thuhet në njoftimin për media nga MPJ, njofton Klan Kosova.

“Jam vërtetë i trishtuar nga sulmi barbar, që ndodhi sot në stacionin qendror të trenit në  qytetin Marseille të Francës”, ka thënë Pacolli.

“Akte të tillë të ulëta dhe barbare nuk janë vetëm kundër vlerave demokratike, por kundër çdo vlere njerëzore. Familjeve dhe të afërmeve të viktimave i shprehim ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë”.

“Institucionet dhe populli i Kosovës qëndrojnë krah për krah me Institucionet dhe popullin francez në këto momente pikëllimi”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.