Pacolli, Daçiqit: Shtetësia e Kosovës është diçka e kryer NULL NULL 16.03.2018 15:07 16.03.2018 15:07 Në Sarajevë ka nisur takimi i përbashkët i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me drejtues të lartë të Komisionit Europian dhe Britanisë së Madhe në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Iniciativës së Triestes, dy instrumenta nxitës të afrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Europian. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili pati disa kritika për përpjekjet e Bosnjës për të përjashtuar Kosovën nga ky aktivitet. Duke ju përgjigjur ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili vuri në diskutim pjesëmarrjen e Kosovës në Sofie, Pacolli tha se “shtetësia e Kosovës është diçka e kryer. Ne do të jemi bashkë në Sofie, si gjithë shtetet e tjerë të Ballkanit dhe të Bashkimit Europian”. Pacolli foli për implikimet e Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Europian në veprimtarinë e qeverisë së Kosovës, brenda vendit dhe në marrëdhëniet me rajonin dhe BE-në. Ai theksoi faktin se Strategjia e konfirmoi anëtarësimin e sigurt në të ardhmen e afërt të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Pacolli gjithashtu propozoi krijimin e një Zone të Lirë Ekonomike ndërkufitare midis Veriut të Kosovës dhe Jugut të Serbisë, si një veprim asimetrik, që do të sillte zhvillim ekonomik, do të normalizonte marrëdhëniet ndëretnike dhe do të relativizonte rëndësinë e kufijve. Sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve në rajon dhe drejt BE-së, Pacolli kërkoi liberalizimin e vizave me BE-në sepse, sipas tij, Kosova nuk mund të bëhet vrima e zezë e Europës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days