
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se i ka thënë homologut të tij serb që të mos lodhet kot për ta penguar punën e tij për njohjet për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Këtë bisdë Pacolli e ka pasur në Sarajevë, në drekën e shtruar nga homologu boshnjak.
“E ftova Ivica Daçiq të mos lodhej në gjurmët e mia kudo në glob, për të penguar punën tonë për njohje, sepse është energji e shpenzuar kot”, ka treguar Pacolli në profilin e tij në Facebook.
“I thashë se duhet të shohim nga e ardhmja, sepse të rinjtë, veçanërisht ata që kanë lindur pas luftës, janë të interesuar për lëvizje të lirë, dhe duan paqe përfundimtare”.
“Duke folur për projektet e përbashkëta që ndërlidhin popujt dhe komunitetet në Ballkan, kërkova që të punojmë për të rigjallëruar rrugët e vjetra të komunikimit në hekurudha, rrugë, etj dhe për të ndërtuar rrugë të reja. Ka interesim nga Japonia, Kina për këto lidhje”.
klankosova.tv
- Fjalë kryesore:
- Behgjet Pacolli