9:36, 25 Maj 2019

Largimi i sulmuesit spanjoll, Paco Alcacer, ka qenë një lajm i pranuar me vështirësi nga Barcelona.

Futbollisti 25 vjeçar ka qenë në huazim nga katalunasit dhe këta të fundit nuk kanë arrit që ta bindin atë të qëndrojë në këtë klub, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Barcelona është në pozitë të vështirë tani për shkak se ka mbetur me një lojtar më pak në linjën sulmuese.

Kujtojmë se që nga koha kur Alcacer iu bashkua skuadrës Borussia Dortmund, ai ka shënuar 18 gola gjatë 26 paraqitjeve në Bundesligë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë