Pacientët dhe stafi evakuohen pasi zjarr i “qëllimshëm” shpërtheu në spital NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Pacientët dhe stafi janë evakuuar nga Infermieria e Përgjithshme e Leeds të enjten mbrëma pasi shpërtheu një zjarr i vogël. Shërbimet e urgjencës shkuan në vendin e ngjarjes mes njoftimeve për një korridor të mbushur me tym. Policia e West Yorkshire tha se një burrë është arrestuar në lidhje me incidentin. Policia u thirr në spital rreth orës 17:45 për nja ankesë se një burrë i cili kishte një kaçavidë po shkaktonte dëme në një njësi dhe kishte bërë kërcënime se po përpiqej të ndizte një zjarr. “Zona u evakuua dhe policia gjetën dhe arrestuan burrin”, tha policia në një deklaratë. I dyshuari mbetet në paraburgim, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.