Paçarizi: Zgjedhjet në veri janë të gjykuara të dështojnë – mund të përsëriten siç tha Vuçiqi (VIDEO) NULL NULL 20.04.2023 21:22 20.04.2023 21:22 Opinionisti Rrahman Paçarizi është shprehur se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore janë të gjykuara të dështojnë. Ai tha se legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve është kontestuar paraprakisht, teksa shtoi se ekziston rreziku që të njëjtat të përsëriten në qershor, ashtu siç ka thënë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. “Duhet ta kemi të qartë se këto zgjedhje janë të gjykuara të dështojnë, sepse legjitimiteti i tyre është i kontestuar paraprakisht, sepse ne e dimë se cila është mbështetja për Listën Serbe, a është nga frika apo nga mos pranimi i shtetit të Kosovës, kjo është punë tjetër”. “Por rezultati do të jetë i tillë i cili do t’i ketë dy rreziqe, një rrezik janë tensionet, sepse veriu është problematik dhe rreziku i dytë është që këto zgjedhje të përsëriten diku në qershor siç tha edhe Vuçiqi dhe ky do të ishte një ‘public shame’ për Republikën e Kosovës”, tha Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës. Paçarizi shtoi se shteti i Kosovës është treguar konstruktiv në organizimin dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. “Shteti i Kosovës është treguar shumë i matur dhe konstruktiv, madje KQZ-ja ka bërë edhe shtyrje të afatit për certifikimin e kandidatëve me shpresën se aneksi i marrëveshjes e Ohrit do të krijonte kushte për mbajtjen e zgjedhjeve”. Kuptimi i këtyre zgjedhjeve është nëse do të arrinin të prodhonin institucione efektive që do t’u përgjigjeshin nevojave të qytetarëve dhe do t’i rivendosnin institucionet e Kosovës në veri” tha Paçarizi, njofton Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10/12/2023
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 10/12/2023