Paçarizi për seancën e sotme: Kurti po përpiqet ta shpërndajë përgjegjësinë e tij me partitë e tjera

Paçarizi për seancën e sotme: Kurti po përpiqet ta shpërndajë përgjegjësinë e tij me partitë e tjera

NULL NULL
1 week më parë

Analisti Rrahman Paçarizi për seancën e sotme të thirrur nga kryeministri Kurti në lidhje me referendumin e Serbisë, ka thënë se Kurti po tenton të shpërndajë përgjegjësinë e tij me partitë e tjera, në mënyrë që nëse do të detyrohet pastaj të japë dorëheqje, t’i ketë ato si bashkëfajtore.

“Në situatën kur Kurti e ka një kundërshtim, një presion të fuqishëm të perëndimit ai po përpiqet ta shpërndajë përgjegjësinë me partitë e tjera, në rast të detyrimit për dorëheqje e presionit të madh t’i ketë edhe partitë e tjera si bashkëfajtore”, ka thënë Paçarizi në Klan Kosova.

“Thirrja e seancës së kuvendit vetëm një ditë para referendumit dhe pas presionit të shtuar të QUINT-it, është tendencë e Kurtit t’i përfshijë gjitha partitë politike në gjithë këtë situatë”, ka shtuar ai.

Paçarizi tha se këtë seancë e sheh, sic e quan ai, si një shou patriotik e folklorik por edhe si fushatë parazgjedhore.

“Pres me qenë një shou patriotik dhe folklorik dhe një shou parazgjedhor, pasi partitë politike ato që do të shkojnë aty pritet të mbajnë fjalime të zjarrta patriotike”, ka theksuar Paçarizi.

Sipas tij kjo seancë do të kishte kuptim nëse do të diskutohej arsyeshëm por që thotë se do të jetë si fushatë parazgjedhore.

“Kjo seancë do të kishte kuptim nëse do të diskutohej arsyeshëm, nëse synimi i seancës është për t’i dhënë mbështetje të qëndrimit të Kurtit është krejtësisht e panevojshme se ai e ka shumicën  mbështetjes e VV-së që është shumicë absolute e kuvendit dhe mund të marrë vendime pa prezencën e partive të tjera dhe nëse shkohet në seancë për të ia konfirmuar mbështetjen Kurtit e shoh si seancë patriotike dhe fushatë parazgjedhore”, ka shtuar ai.

“Në Kosovë fatkeqësisht secila parti që e ka marrë pushtetin nuk është marrë seriozisht me punët që duhet të merret por me përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme”.

Referendumi nga ana e Serbisë, sipas tij, është vetëm për të sjellë telashe në Kosovë, sepse sipas tij Serbisë nuk është që i intereson shumë mendimi i serbëve të Kosovës për çështjet e saj politike.

“Serbia ka interes ta destabilizojë Kosovën, e gjithë situata është për me shkaktu telashe në Kosovë, se jo që i intereson shumë mendimi i serbëve në Kosovë për ndryshimet kushtetuese të saj”.