Paçarizi për marrëveshjen: Kurti i hutuar dhe i vetmuar për shkak të arrogancës (VIDEO) NULL NULL 16.03.2023 22:05 16.03.2023 22:05 Analisti politik, Rrahman Paçarizi, e konsideron kryeministrin, Albin Kurti, si të hutuar dhe të vetmuar për shkak të arrogancës së tij. Kajtazi, në Rubikon në Klan Kosova, tha se Kurti ka ndërruar disa herë qëndrimet lidhur me Asocacionin, njofton Klankosova.tv. “Kurti më 27 shkurt deklaroi se ishte i gatshëm të nënshkruaj një marrëveshje ku bën pjesë Asociacioni madje më shumë se kaq, më 3 mars në seancën që zgjati pas mesnate tha që jo vetëm Asociacioni por nuk mund të ketë autonomi të jashtme pa autonomi të brendshme dhe kësaj s’i kemi kushtuar rëndësinë e duhur”. “Te kjo qasje shohim mungesë totale të konsistencës, e shohim një kryeministër të Kosovës që është i hutuar dhe i vetmuar për shkak të arrogancës që nuk ka njerëz rreth vetës dhe nuk e dimë saktë se kush janë njerëzit që e kanë këshilluar”, u shpreh Paçarizi. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.