Paçarizi për 2 milionëshin: Është shqetësuese, për herë të parë po përballemi me vjedhje të kësaj natyre NULL NULL 27.10.2020 22:34 27.10.2020 22:34 Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se rasti i vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, është shumë shqetësues. “Është hera e parë që po përballemi me një vjedhje të kësaj natyre. Ky si rast, është shumë i veçantë, për arsye se është bërë një veprim që është rezultat i një grupi të organizuar, me siguri, sepse ndryshe nuk mund të ndërhyrej në sigurinë kibernetike, sado që po thuhet që nuk është i tillë”. Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova, ka theksuar që është ndërhyrë në sigurinë të një sistemi që sipas tij, e kemi paramenduar si shumë më të sigurt. “Unë e kam problem ta ndërroj paswordin tim të emailit zyrtar pa e njoftuar dikë, e këtu është bërë një ndërrim i paswordave, në një sistem i cili është jashtëzakonisht i ndjeshëm”. “Kjo situatë, do të ishte mirë që të kthehej për të mirë, në mënyrë që organet përkatëse të shtetit, t’i rrisin masat e sigurisë dhe të ndërhyjnë dhe të mos i neglizhojnë këto çështje, si e morëm vesh nga ato që u hulumtuan sidomos nga gazetarët”. Paçarizi theksoi se organet përkatëse duhet të ndërmarrin masa që t’i eliminojnë gabimet të cilat deri tani nuk janë manifestuar si kjo e tashmja. “Paska pasë hapësirë që të ndodhin vjedhje të tilla”, ka thënë Paçarizi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025