Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) NULL NULL 01.12.2023 18:15 01.12.2023 18:15 Analisti Rrahman Paçarizi, e ka komentuar deklarimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se shteti i pavarur i Kosovës është projekt i përkohshëm. Paçarizi theksoi se ta shohësh vendin tënd si shtet i përkohshëm është ‘kriminale’, duke aluduar për Aliun. Ai shtoi se ministri Aliu duhet ta mendojë kërkimin e faljes ose dorëheqjen. “Së pari ka vite që unë e sulmoj këtë idenë e trajtimit të Kosovës, si shtet i përkohshëm, si vend i përkohshëm, sepse shteti i përkohshëm është si banesa me qira, nuk mundesh me ble ose të investosh. Me pa shtetin tënd si shtet i përkohshëm është goxha kriminale aq më tepër kur një gjë të tillë e thotë një ministër i një partie që e qeverisë vendin”, ka thënë Paçarizi, i ftuar në InfoMagazine në Klan Kosova. Ai theksoi se mendon që ky nuk është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje, “Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet për ta forcuar shtetin e Kosovës, në secilën lëvizje që e ka bërë kjo qeveri pasi e ka marrë mandatin, se Kosovës po vjen i era shtet”. “Për mua krejtësisht e papranueshme. Mendoj që ministri Aliu, mendoj që duhet të kërkojë falje ose të jap dorëheqje”, theksoi Paçarizi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025