"Pa vend" megjithatë fiton një çmim në Kanë

“Pa vend” megjithatë fiton një çmim në Kanë

NULL NULL
1 week më parë

Filmi i metrazhit të shkurtë “Pa vend” i regjisorit Eroll Bilibani, megjithatë ka arritur të nominohet për në Akademinë Evropiane të Filmit nga pjesëmarrja në edicionin e sivjetmë të festivalit të Kanës.

Bilibani në Edicionin Special në Klan Kosova tha se aktualisht të gjithë po flasin për kinematografinë e Kosovës.

“Këtë vit ne nuk e kemi ditur që Kana nominon për Akademinë Evropiane të Filmit. Në fakt ky është viti i parë që një festival nominon për Akademinë Evropiane të Filmit për këtë çmim prestiogjioz që ndryshe quhet si “Oscar” i Evropës”.

“Vet paraqitja e filmit tonë ka qenë e rëndësisë së veçantë. Kjo ka qenë hera e parë që një film nga Kosova garon në pjesën zyrtare të festivalit. Aktualisht të gjithë janë duke folur për kinematografinë e Kosovës. Këtë edicion filmi “Pa vend” nuk ishte filmi i vetëm nga Kosova, ishte edhe filmi i Luana Bajramit”.