“Pa šta si ti?” (Kush/Çfarë je ti?) NULL NULL 3 weeks më parë 3 weeks më parë Nga Ivan Vazov. “Pa šta si ti?”* “Pa šta si ti?” – pa marre i huej n sh’pi t’hyn e një pyetje të poshter bân ”Pa šta si ti?” – ardhacaku fy’n’ me ta lëndu shpritin tând! Te Vardari e Prespë e dashtun, n’Sharr e Dri këtë pyetje gjithku – o bullgar: “Pa šta si ti?” serbi ta bân dhe me ftyrë t’egërshane pret përgjegje me i dhânë. Por ti rueju, përgjegjës bani lak. Shtihavu si portugez, kurd, sirian, finlandez, zezak, rom, indian – Veç bullgar mos thuej se t’merr gjak. Se për këtë mëkat kush s’të nget: Të turpnon e internon të rrah e vret – Që te asni tiranë s’i ke pa ma parë. Fshehe se je bullgar në krahinën më bullgarë; Se je pasardhës i Samuilit, nip i Paisijit të Atonit; fsheh së cilës nâne je bir, Në ç’gjuhë këndon Vardari i turbullt, i kaltri Dri, dhe liqenet dhe pyjet n’Maqedoni! Mos i përmend betejat për Lozengradin, Luleburgasin, as Bulairin. ** se e trishton: dyshime të rrezikshme i zgjon se heronjtë e tyne vllaznia tu janë. Hesht! Kurse në vendin tand çdo përroskë, shteg, dushkajë, liqen, lumë, qafë, mal, han e dan’ kanë me t’thirrë me zâ n’çdo vend “Në këto anë bullgarë janë të tânë, bullgarë prej se mbahet mend!” ———————— Përkthyer në shqip nga Anton Pančev & Halil Matoshi ———— *”Pa šta si ti?”. ”Pa shta si ti – nga serbishtja– ”Kush/Çfarë je ti?”. Ivan Vazov shkroi këtë vjershë në prill, 1913 pasi trashëgimtari i Fronit serb Aleksandri І, i dha shuplakë një vajze bullgare në Shkup, që quhej Vaska Zojčeva, e cila pas pyetjes së tij arrogante, i ishte përgjigjur se ”është bullgare”. **Aluzione për fitoret e ushtrisë bullgare në Luftën e parë Ballkanike kundër forcave osmane në këto qytete.