Pa Srpskan, s`votojnë për festat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pa Srpskan, s`votojnë për festat

NULL NULL
07.05.2015 11:13
Kuvendi i Kosovës as sot nuk e hodhi në votim Projektligjin për festat Zyrtare. Kjo ndodhi për shkak se në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.

As në seancën e sotme të Kuvendit nuk u hodh në votim Projektligji për Festat Zyrtare, i cili nuk është votuar dje për shkak të mungesës së kourumit.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena Haxhiu ka kërkuar sqarime nga udhëheqësi i seancës se pse edhe ky projektligj nuk po hidhet në votim.

Haxhiut iu përgjigj, kryeparlamentari Kadri Veseli i cili ka sqaruar se për ta votuar këtë projektligj duhet të jenë edhe shumica e deputetëve nga pakicat.

Sipas tij në seancë mungojnë deputetët e Listës Serbe.