Nuk arrrihet ujdi te “Kroi i Vitakut” NULL NULL 21.05.2015 17:45 21.05.2015 17:45 Edhe pas më shumë se dy orë bisedime në mes të përfaqësuesve institucionalë dhe banorëve shqiptarë të lagjes ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës, s’ka marrëveshje për vazhdimin e menjëhershëm të rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në atë pjesë të qytetit. Derisa disa prej banorëve shqiptarë kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas këtij takimi, përfaqësuesit institucionalë thanë se do të formohet një grup ndërministror ku do të përfaqësohen shqiptarët dhe serbët, dhe të fillohet puna e kthimit. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, tha se institucionet përgjegjëse janë të angazhuar maksimalisht për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme dhe pa probleme. Edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, tha se të gjithë janë duke u angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e këtij problemi dhe gjërat janë në rrugë të mbarë. Ai u shpreh i bindur se marrëveshja do të implementohet sepse janë të përfshira institucionet më të larta të vendit. Në anën tjetër, Nazmi Ismajli, përfaqësues i shqiptarëve të kësaj lagje, u shpreh i zhgënjyer me takimin, duke thënë se marrëveshjen e ka kundërshtuar kategorikisht, por nuk ka pasur mbështetjen e shumicës së banorëve, andaj ajo ka kaluar. Sipas tij, do të shkojnë muaj të tërë dhe shtëpitë e shqiptarëve nuk do të fillojnë së ndërtuari. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 11 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 51 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë