10:00, 9 Dhjetor 2019

Një histori tërësisht Hollywod-i por mesa duket aktori i njohur Owen Wilson, paguan rreth 25 mijë dollarë në muaj, për të bijën që nuk e ka takuar kurrë. Vitin e shkuar testi i ADN-së vendosi që aktori i “Weeding Crashers” ishte babai i një vajze me emrin Lyla, e ardhur në jetë nga ish-e dashura e tij, Varunie Vongsvirates.

Edhe pse nuk e ka takuar kurrë të bijën, e cila tani sapo ka mbushur 1 vjeç, dokumentat e gjyqit tregojnë se ai e suporton financiarisht.

Sipas “Radar Online”, që zotëron dokumentat zytare të qershorit 2018, kur është marrë vendimi, avokatët e Owen dhe Varunie kanë rënë dakord për një pagesë prej 25 mijë dollarësh në muaj, të cilat shkojnë për përkujdesjen e Lyla-s. Gjithashtu janë paguar 70 mijë dollarë nga aktori për infermierët, trajnerin e shtatëzanisë (po është një gjë e vërtetë) dhe gjithë kostot e tjera që ish e dashura e tij ka patur gjatë kësaj periudhe.

Vaunie ka kujdestarinë e vajzës dhe ajo merr të gjitha vendimet në lidhje me shëndetin e saj, edukimin apo mirëqënien. Por nëse po ndiheni keq për Wilson, që nuk ka mundur ende ta takojë të bijën, mos u nxitoni! Sepse mesa duket ky është vendimi i atij vetë. Fillimisht ai nuk ka kërkuar që të ketë të drejta për ta takuar vajzën, madje ka thënë që ende nuk është i sigurtë që është fëmija i tij.

Varunie dhe Owen ishin bashkë për 5 vite, për tu ndarë përpara se Lyla të vinte në jetë. Aktori I Hollywood nuk e ka komentaur kurrë në media këtë situatë, megjithatë ish-partnerja e tij i ka thënë disa fjalë, shkruan blitz.al. Para 1 muaji ajo tha se është ironike se si Wilson në filmat e tij, gjithmonë luan rolin e babait, por në jetën reale nuk e ka takuar kurrë të bijën. Sigurisht ai ka ndihmuar financiarisht, por vajza ka nevojë për një baba.

Aktori është gjithashtu baba i dy djemve, me ish-partneret e tij dhe pavarësisht asaj që ka ndodhur me Lyla-n, burime thonë se ai është një prind shumë i përkushtuar për ta. Nuk po dimë çfarë të mendojmë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë