OVL sot në orën 15 dorëzon kërkesën për ndryshimin e ligjit për Specialen

OVL sot në orën 15 dorëzon kërkesën për ndryshimin e ligjit për Specialen

1 muaj më parë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot në orën 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë.

Kujtojmë se kjo iniciativë e kësaj organizatë vjen pas propozim-aktakuzave të ngritura ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseliit, njofton Klan Kosova.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot më 14 gusht 2020, ora 15:00, Kuvendit të Kosovës do t’i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë”.

klankosova.tv