OVL e UÇK-së reagon ndaj Speciales: Do ta dërgojmë në Kushtetuese

OVL e UÇK-së reagon ndaj Speciales: Do ta dërgojmë në Kushtetuese

NULL NULL
1 muaj më parë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Faton Klinaku, sërish e ka cilësuar si politike Gjykatën Speciale dhe tha se do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky reagim i Klinakut vjen në të njëjtën ditë kur pritet konfirmimi i aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova

Klinaku në një postim në rrjetin social Facebook, e ka quajtur edhe shantazhuese Gjykatën, duke iu referuar pikërisht aktakuzës së ngritur ndaj presidentit Thaçi.

Postimi i plotë i Klinkaut:

Për që është Gjykatë Speciale politike iu kemi treguar pa u themeluar dhe qysh në kohën e themelimit të saj

Për që është edhe pa mandat dhe vepron kundërligjshëm, edhe këtë ua kemi thënë dhe për këtë jemi duke punuar për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Për që është Gjykatë e shantazheve, kjo po merret vesh sidomos tani me mos tregimin se a u konfirmua apo u hodh poshtë aktakuza ndaj presidentit të Kosovës

Pak ka rëndësi se a japin miliona nga BE, por rëndësi ka që këtë të keqe ta ndalojmë NE.