Osumi gërryen tokën, fshatrat e Beratit në alarm NULL NULL 13/11/2015 13/11/2015 Gërryerja e tokës është një problem shqetësues në fshatrat e Beratit, si pasojë e ndryshimit të shtratit të lumit Osum. Ky fenomen ka prekur tokat e dhjetëra fermerëve në fshatin Bilçë, vetëm pak kilometra larg qytetit dhe që tashmë është pjesë e Bashkisë së Beratit. Banorët e një lagjeje të tërë në këtë fshat ankohen se sipërfaqja e tokës po gërryhet nga lumi, duke përfshirë edhe të mbjellat e stinës. Lumi Osum në këtë krah ka devijuar ndjeshëm dhe duket se do të vazhdojë përpara nëse asnjë masë nuk do të merret. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, për banorët shqetësim përbëjnë edhe përrenjtë që kalojnë në mes të fshatit, të cilët bllokohen duke shkaktuar përmbytje. Me një lum që ka gërryer shtratin dhe ka marrë përpara sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe me përrenjë që sa herë që ka reshje shiu vërshojnë duke përmbytur gjithçka, banorët shprehen se një ditë jo shumë të largët do të ngelen krejtësisht pa tokë dhe si reuzltat pa asnjë mundësi mbijetese./Top Channel/
Lajme Divizioni Ajror i SHBA-së dërgohet në Evropë pasi Kremlini thotë se Rusia e NATO janë në luftë 5 minuta më parë
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 24 minuta më parë
Kosova ‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës 31 minuta më parë