Osmani: Zëri i viktimave të luftës do të dëgjohet fuqishëm nëpërmjet Kuvendit NULL NULL 28.05.2020 17:28 28.05.2020 17:28 Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj. Osmani ka thënë se do të bëj gjithçka që të dëgjohet sa më shumë zëri i viktimave të luftës nëpërmjet Kuvendit të Kosovës. Sipas saj nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat. “Është e pamundur të flasim për të ardhmen nëse nuk e kujtojmë të kaluarën”, ka thënë ajo duke vënë theksin në 1133 fëmijët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Ajo ka thënë se duhet bërë më shumë që e vërteta për këta fëmijë të depërtojë sa më shumë jashtë Kosovës. Kurse, Blakaj e ka njoftuar Osmanin me aktivitetet e FDHK-së për dokumentimin e krimeve të luftës. Në këtë kontekst, ka përmendur disa prej aktiviteteve, të cilat kanë për qëllim memorizimin e kujtimeve të luftës. Ai ka thënë se synim kryesor i kësaj organizate mbetet zyrtarizmi i të vërtetës për të kaluarën, duke potencuar se nuk mund të ketë pajtim pa e trajtuar të kaluarën dhe pa i njohur viktimat, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 18 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 24 minuta më parë