Osmani viziton vashat e Kombëtares së Kosovës në Basketboll

Osmani viziton vashat e Kombëtares së Kosovës në Basketboll

NULL NULL
2 months më parë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar vashat e Kombëtares së Kosovës në Basketboll.

Vashat e Kosovës do të udhëtojnë nesër drejt Qipros, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla.

Osmani nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i ka uruar vashat e përfaqësueses A të Kosovës dhe është shprehur e bindur se do të shkëlqejnë sepse puna e përkushtimi shpërblehen gjithmonë, transmeton Klankosova.tv.

“Nesër në orën 06:00 të mëngjesit, basketbollistet e përfaqësueses A të Kosovës do të udhëtojnë drejt Qipros, për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla.

Mbrëmë, me ftesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, vizituam këto basketbolliste të talentuara e të zellshme të cilat janë gati për debutim në arenën ndërkombëtare. Jam e bindur se do të shkëlqejnë sepse puna e përkushtimi gjithnjë shpërblehen.

Anda e Dua u kënaqen jashtëzakonisht shumë gjatë stërvitjeve të basketbollisteve të përfaqësueses sonë dhe ju uruam suksese në rrugëtimin e tyre drejt majave”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.

Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, do të mbahet nga 20 deri më 25 Korrik.