Osmani: Veprimet e policisë në veri janë legjitime, jetëgjatësia e tyre varet nga koordinimi me aleatët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Veprimet e policisë në veri janë legjitime, jetëgjatësia e tyre varet nga koordinimi me aleatët

NULL NULL
26.05.2023 19:27
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas tensioneve në veri.

Osmani citoi nenin 2 të Kushtetutës që thotë se “Sovraniteti dhe Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm”.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha Osmani.

E para e shtetit tha se së bashku jemi më të fortë.

“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, theksoi ajo.

Sot në tri komunat veriore pati tensione.

Në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, një numër i protestuesve serbë u munduan të pengonin hyrjen e kryetarëve që zgjedhur më 23 prill që të hyjnë në zyrat e tyre.

Si rezultat i kësaj është dashur që të ndërhyjë policia./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS