Osmani: Vendet tona i përafron komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë NULL NULL 07.02.2023 19:38 07.02.2023 19:38 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Mal të Zi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Dritan Abazoviq. Pas takimit, Osmani ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë se dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë, njofton Klan Kosova. “Si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me Kryeministrin Dritan Abazoviq diskutuam sot për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët”. “Dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë. Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet”. klankosova.tv
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023