Osmani uron për Ramazan: Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet! NULL NULL 22.03.2023 21:07 22.03.2023 21:07 Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke uruar që secila zemër e secila sofër të jetë plot. “Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë. Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë. Populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë”, shkroi Osmani në Facebook. “Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!”, shtoi e para e shtetit. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë