Osmani uron Ditën e Romëve: Vlerësojmë kontributin e vazhdueshëm të tyre në Kosovë NULL NULL 08.04.2023 12:08 08.04.2023 12:08 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre. Osmani tha se e vlerëson kontributin e vazhdueshëm të romëve në Kosovë, duke shtuar se do të bëhet më shumë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë. “Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, ne festojmë kulturën e pasur, historinë dhe arritjet e komunitetit tonë rom dhe vlerësojmë kontributin e tyre të vazhdueshëm në Kosovë. Sot, ne gjithashtu reflektojmë mbi punën që duhet bërë për të vazhduar avancimin e barazisë dhe përfshirjes për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Twitter. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.