Osmani: Të pavërteta lajmet për largimet nga PDK në Podujevë, garë fer e demokratike NULL NULL 21.04.2019 22:30 21.04.2019 22:30 Fahri Osmani, i cili sot ka humbur vetëm për një votë përballë Naim Fetahut në garën për Kryetar të Degës së PDK-së në Podujevë, ka demantuar lajmet se pas këtyre zgjedhjeve priten largime nga struktura e kësaj Dege, njofton Klan Kosova. “I uroj strukturat e reja të zgjedhura, kryetarin e degës, kolegun tim shumëvjeçar z. Naim Fetahu, duke ju dëshiruar suksese dhe mbarësi në detyrat e reja. Për fund, janë te paverteta lajmet e disa portaleve per gjoja largime te grupit te asambleisteve dhe strukturave nga radhet e PDK”, ka shkruar Fahri Osmani në profilin e tij në Facebook. Ky është postimi i tij i plotë: Të dashur miq, Në garën time për kryetar të degës së PDK’së, unë kam ndërtuar një ide se si ta avancojmë angazhimin tonë politik në një rrugë me dy qëllime: të fitojmë zgjedhjet dhe të qeverisim mirë. Kam dhënë nga vetja përkushtimin për të dhënë shembullin e sjelljes së denjë, kulturës demokratike e vlerave intelektuale dhe ndihem mire se ketë e kam arritur. Sot pasi përfunduam zgjedhjet e brendshme, dua të them se diskutimi me te rinj e te reja, me intelektualë e qytetarë të shumtë me themel qytetarie e tradite të mirëfilltë, ka qenë mbresëlënës. Kam krijuar ekipe të shumta mbështetësish për të cilët ndihem krenar dhe përgjegjës. Sot kuvendi i delegatëve me një dallim të vogël, vendosi ndryshe por PDK sot ka një traditë të jashtëzakonshme të garës demokratike dhe fer që nuk e kishte më heret dhe për mua kjo është një kontribut i madh në procesin e demokratizimit të jetës tonë politike. Falenderoj nga zemra cdo bashkëpunëtor timin, cdo anëtar të vjetër e te rinj të PDK-së, mbi të gjitha secilin qytetar të llapit që më ka shkruar e përkrahur parreshtur. Dua të ju siguroj se angazhimi ynë politik do të jetë i bazuar mbi respektimin e plotë të garës, rregullave dhe ligjeve, përgjegjësive qytetare e intelektuale dhe nuk do të ndalemi së punuari, në çfarëdo roli që e ushtrojmë, për idetë zhvilluese e përbashkuese. I uroj strukturat e reja të zgjedhura, kryetarin e degës, kolegun tim shumëvjeçar z. Naim Fetahu duke ju dëshiruar suksese dhe mbarësi në detyrat e reja. Për fund, janë te paverteta lajmet e disa portaleve per gjoja largime te grupit te asambleisteve dhe strukturave nga radhet e PDK’’, KlanKosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024