Osmani: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni

NULL NULL
02.04.2023 11:52
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Dita Botërore e Autizmit është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t`i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t`i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.

“Në këtë ditë, ne duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm, sikurse edhe t`i japim mbështetje perspektivës unike të tyre për botën”.

“Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm. Ata nuk janë vetëm. Në shoqërinë tonë secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit, pra edhe për ata që kanë aftësi ndryshe!”, ka thënë Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.