Osmani takon zyrtarin e BE-së, jepet mbështetje për Vettingun

Osmani takon zyrtarin e BE-së, jepet mbështetje për Vettingun

NULL NULL
2 months më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec.

Në takim me Makovec, Osmani ka theksuar se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës.
Sundimi i ligjit, sipas presidentes imbetet parakusht kryesor për suksesin e Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.
Tutje në njoftimin e Presidencës thuhet se nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të Vettingut në përputhje me standardet dhe praktikat

evropiane.

Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave.