Osmani takon Scholzin e Macronin, flasin pë zhvillimet e fundit në Kosovë NULL NULL nga Hekuran Sokoli 01.06.2023 17:35 nga Hekuran Sokoli 01.06.2023 17:35 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se me dy liderët evropianë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, njofton Klan Kosova. Në kuadër të vizitës së saj në Moldavi, ajo e ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”. Këtë takime ajo i ka zhvilluar në Kishinau të Moldavisë, ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Gjatë të mërkures, Klan Kosova ka paralajmëruar se Osmani mund t’i takojë sot Scholzin dhe Macronin në Kishinau. Tensionet në veri, Macroni e Scholzi të enjten presin të takojnë Osmanin e Vuçiqin klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 07/10/2024
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 07/10/2024