Osmani takon Scholz: Partneriteti në mes të Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur NULL NULL 19.09.2023 12:13 19.09.2023 12:13 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz. Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholz për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur. “E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, tha Osmani. “Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, theksoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023