Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, flasin për paqen dhe sigurinë në Kosovë NULL NULL 05.12.2024 16:09 05.12.2024 16:09 Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, flasin për paqen dhe sigurinë në Kosovë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ndihmëssekretarin e NATO-s, Tom Goffus. Në selinë qendrore të Aleancës Veriatlantike, Osmani dhe Goffus diskutuan për paqen e sigurinë në Kosovë. “Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook. Shefja e shtetit në Bruksel u takua edhe me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, si dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova Shkak i kushteve atmosferike, LDK-ja e shtyn prezantimin e projektit për Qendren e Skijimit në Brezovicë 13 orë më parë