Osmani takon Mitchel, afirmohen marrëdhëniet e mira Kosovë-Grenadë NULL NULL 22.09.2023 19:50 22.09.2023 19:50 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju-Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchel. Në këtë takim, Presidentja Osmani ka përgëzuar kryeministrin Mitchell për reformat e në shtetin e tij dhe ka theksuar se të dy shtetet kanë mundësi t`i shkëmbejnë përvojat në këtë fushë, raporton Klan Kosova. “Presidentja Osmani theksoi, gjithashtu se ky takim afirmon marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Grenadës dhe në këtë kontest ka shtruar nevojën e mbështetjes për Kosovën në përpjekje për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Presidenca. Të dy liderët theksuan rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit dhe bashkëpunimit për t`i adresuar sfidat e përbashkëta në skenën globale. Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në fushat e interesit të dyanshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.