Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutuan veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës NULL NULL 30.09.2023 17:05 30.09.2023 17:05 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtnant, Bashkim Jashari. Zyra e Presidentes bëri të ditur se në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, përcjell Klankosova.tv. “Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë”. “Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë”, thuhet tutje në komunikatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 18 orë më parë