Osmani takon ambasadorin belg, përsërit se karakteri unitar i Kosovës s'cenohet

Osmani takon ambasadorin belg, përsërit se karakteri unitar i Kosovës s’cenohet

NULL NULL
1 muaj më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani në takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë Frederic Meurice ka falënderuar për ndihmën e deritashme dhënë Kosovës me bindje se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe më tutje.

Osmani ka thënë se marrëdhëniet e mirë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës datojnë që nga koha e presidentit Ibrahim Rugova, që para shpalljes së Pavarësisë së vendit.

U diskutua edhe për situatën politike në vend dhe procesin e dialogut më Serbinë. Kryeparlamentarja ka përsëritur qëndrimin se rendi kushtetues i Kosovës dhe karakteri unitar janë të pacenueshme dhe se Kosova duhet të njihet me kufijtë e saj aktual.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje finale vetëm kur drejtësia t’i paraprijë paqes e pajtimit.

Ndër të tjera, në takim u diskutua bashkëpunimi bilateral, teksa kryetarja Osmani përmendi mbështetjen e shtetit belg në sferën e arsimit.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe formimin e Grupit të Miqësisë me Belgjikën.