Osmani takon ambasadorin Abbott, flasin për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve në vend NULL NULL 23.02.2021 16:21 23.02.2021 16:21 Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , Nicholas Abott. Abbott uroi Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit, njofton Klan Kosova Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre. Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024