Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për dialogun Kosovë – Serbi NULL NULL 31.03.2023 17:18 31.03.2023 17:18 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, bashkë me ambasadorët e QUINT-it. Osmani bëri të ditur se ndër të tjera me ta kanë folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, transmeton KlanKosova.tv. “Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani. Tutje, Osmani e falënderoi Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS