Osmani takohet me Minxhozin: Sigurimi i vaksinave mbetet prioritet kryesor

Osmani takohet me Minxhozin: Sigurimi i vaksinave mbetet prioritet kryesor

NULL NULL
4 weeks më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Osmani e njoftoi ambasadorin Minxhozi me zhvillimet politike në vend, veçanërisht me përpjekjet që Republika e Kosovës po i bën për vaksinimin sa më të shpejtë të qytetarëve të vendit.

Duke e falënderuar shtetin shqiptar për bashkëpunimin, Osmani nënvizoi se sigurimi i vaksinave për qytetarët e vendit është prioritet themelor i institucioneve të republikës.

“Në kohën e thellimit të krizës globale me pandeminë COVID-19, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të sigurojmë vaksina për qytetarët tanë. Ky është prioritet mbi prioritetet për ne. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimi i jetës së tyre është përkushtimi ynë i çdoditshëm”, ka thënë  Osmani.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Minxhozi diskutuan për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë qarkullimin e lirë dhe thellimin e raporteve kulturore, ekonomike dhe politike.