Osmani takohet me kryeministrin e Andorrës, kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani takohet me kryeministrin e Andorrës, kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

NULL NULL
21/09/2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sipas Osmanit, qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit.

Presidentja Osmani e njoftoi kryeministrin Espot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndaj kërkoi mbështetjen e Andorrës.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të interesit reciprok.