Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit dhe masat e reciprocitetit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit dhe masat e reciprocitetit

NULL NULL
04/08/2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit.

Në takim u diskutua dhe për takimin e suksesshëm me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar javën e kaluar në Uashington D.C, bëhet e ditur në njoftim të Presidencës.

“Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve mes dy shteteve”, thuhet tutje.

Presidentja Osmani e ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e sekretarit Blinken.