Osmani takohet me homologen sllovene, të përkushtuara për vazhdimin e aleancës mes vendeve NULL NULL 10.10.2024 12:38 10.10.2024 12:38 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kroaci është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kroaci është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta, përcjell Klankosova.tv. “Në Dubrovnik, takova edhe Presidenten e shtetit tonë mik, Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta. Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje”, shkruan e para e vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.