Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin NULL NULL 01.06.2023 06:53 01.06.2023 06:53 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot pritet të takohet me presidentin e Francës Emnanuel Macron, në Kishnau të Moldavisë. Kjo u bë e ditur nga ai gjatë një fjalimi të tij në në GLOBSEC 2023 Bratislava Forum. Macroni tha se do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Kreu i shtetit francez foli edhe për tensionet në veri. “Ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare në situatën aktuale dhe mungesë respekti për një marrëveshje që është e rëndësishme dhe është mbyllur disa javë më parë”, tha ai. E para e shtetit të Kosovës do të takohet po ashtu edhe me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se kancelari gjerman do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Hebestreit theksoi se do të diskutohet rreth situatës aktuale në veri të Kosovës./Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë