Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Qeveria që varet nga Beogradi s’mund të jetë përfaqësuese e popullit

NULL NULL
03.06.2020 14:51
“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi - unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka bërë një prononcim për media pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend.

Pavarësisht se në krye të Qeverisë qëndron bashkë-partiaku i saj Avdullah Hoti, Vjosa Osmani nuk e ka mirëpritur ekzekutivin e ri, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se një qeveri e cila varet në tërësi nga Lista Serbe dhe Beogradi, nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetarë, njofton Klan Kosova.

“Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”.

“Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.