Osmani publikon fotografi nga pritja e mbrëmshme në Ambasadën Amerikane NULL NULL 02.07.2022 12:26 02.07.2022 12:26 Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe mes miqve të shumtë nga ShBA-ja dhe Kosova, është festuar festa e Pavarësisë së ShBA-së. Ajo ka thënë se atë që e ka bërë Amerika dhe populli i saj për lirinë e Kosovës është e jashtëzakonshme. E para e vendit tha se më 4 korrik Kosova feston bashkë me popullin amerikan, derisa tha se në ëktë ditë i kujton të gjithë ata që kanë kontribuar në miqësinë e përjetshme Kosovë-ShBA. “Mbrëmë, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mes miqsh të shumtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nga Kosova, festuam festën e pavarësisë së SHBA-ve. Atë që kanë bërë Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan për vendin tonë, për lirinë tonë, për të drejtën tonë për të ekzistuar dhe për çdo qytetar që e quan Kosovën shtëpi të vet, shkon përtej çdo partnetiteti që ka njohur ndonjëherë bota”. “Më 4 Korrik, festojmë krahas popullit amerikan dhe kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara. Në këtë ditë, kujtojmë edhe të gjithë ata që nëpër dekada kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e miqësisë sonë të përjetshme”, ka shkruar ajo në Facebook. Presidentja Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin Prindonin dhe vajzat e saj ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për 246 vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë