Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri Turqisë, Angili e premton mbështetjen për Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri Turqisë, Angili e premton mbështetjen për Kosovën

NULL NULL
15.02.2023 15:46

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Osmani në takim me të ka biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy shteteve, ndërsa ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Republikës që raportet bilaterale dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare të intensifikohen edhe më tej.

Temë në këtë takim ka qenë edhe tërmeti që goditi Turqinë javën e kaluar ku dhe ka theksuar se populli i Kosovës vazhdon të solidarizohet me popullin turk në këtë kohë sfiduese, transmeton KlanKosova.tv.

Ndër të tjera, ambasadori Angılı ritheksoi mbështetjen e palëkundur të Turqisë  për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.